Basha me invalidët: Qeveria ka lënë në baltë të sëmurët kronikë dhe shtresat vulnerabël

15:23 | 14 Nëntor 2020
Arbresh.info

Lideri i opozitës Lulzim Basha zhvilloi një takim me përfaqësues të shoqatave të personave me aftësi të kufizuar.

Basha tha se është shumë i vetëdijshëm për vështirësitë e mëdha që kalojnë njerëzit me aftësi të kufizuara.

Kryedemokrati shtoi se kapitullimi i sistemit shëndetësor ka lënë në baltë të gjithë të sëmurët e tjerë.

Invalidët e shtresat vulnerabëlm sipas tij ishin, keq para pandemisë, por edhe më keq pas saj.

“Thirrje ju dhe familjeve tuaja të merrni masat pasi qeveria s’ka asnjë masë, asnjë plan për t’ju mbrojtur. I kërkoj qeverisë të zbatojë qysh sot propozimet që i kemi bërë prej javësh. Propozimet tona për rritjen e testimeve, rimbursimin e paketës së ilaçeve, hapjen e spitaleve rajonale. Rama indiferent, përgjegjës për rritjen e numrit të rasteve dhe për jetët e humbura”.

Sinan Tafaj, ish kreu i shoqatës së të verbërve tha se kjo qeveri ka 100 muaj që gënjen personat me aftësi të kufizuar.

Ndërkohë Mark Zefi, nga Shoqata e Invalidëve të Punës tha se sëmundja e tyre dhe pandemia e ka bërë dyfish të vështirë situatën e kësaj shtresë.

“73 mijë invalidë pune të gënjyer prej 7 vitesh për ndihma simbolike”./vizionplus

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme