VMRO-DPMNE akuzoi se nuk ka asnjë terapi të përshtatshme për pacientët me koronavirus në shëndetin publik, ashtu siç merret në spitalet private.
Prandaj, sipas partisë opozitare, pacientët vdesin gjatë rrugës për në spital dhe në korridoret e klinikave.
“Ne pyesim se cili është interesi i Filipce për të mundësuar që spitalet private të pasurohen në kurrizin e pacientëve ndërsa shëndeti publik shembet.”
Personeli mjekësor është plotësisht i pambrojtur.
“Filipçe ka mbetur pa mbrojtje të përshtatshme personale nga kriza për nëntë muaj, kështu që 13 personel mjekësor kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë,” akuzon opozita.
Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik, në javën e parë të nëntorit, numri është rritur për 25.5% në krahasim me javën paraprake.
Në raport janë publikuar të dhëna edhe mbi personelin mjekësor. Që nga paraqitja e rastit të parë në muajin shkurt, nga më shumë se 41,000 të diagnostikuar me COVID-19, 1,527 janë personel mjekësor, prej tyre 12 e kanë humbur jetën.
Ndërkohë, për rritjen e numrit të të infektuarve dhe në veçanti për vdekjet e larta, partia maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe. Nga kjo parti kanë thënë se ky zyrtar i qeverisë, me publikimin e shifrave natën vonë po tenton të fshehë gjendjen reale, e cila sipas opozitës, është katastrofale, duke argumentuar se kjo dëshmohet nga numri i viktimave që ka arritur në mbi 1,200./INA
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...