Një natë para dasmës përrallore, Princ Charles i deklaroi Princeshës Diana se ai nuk e dashuronte atë.
Të paktën kështu zbuloi Penny Thornton, një astrolog i Dianës, në dokumentarin e ri “The Diana Interview: Revenge of a Princess”, transmetuar të enjten në Mbretërinë e Bashkuar 25 vjet pas intervistës së saj të famshme në “Panorama” të BBC, shkruan PEOPLE, transmeton KultPlus.
“Një nga gjërat më tronditëse që Diana ndau me mua ishte se natën para dasmës, Charles i kishte thënë se ai nuk e donte”, tha Thornton. “”Unë mendoj se Charles nuk donte të hynte në dasmë me një premisë të rremë. Ai donte ta qartësonte me të dhe ishte shkatërruese për Dianën”.
“Ajo nuk donte të vazhdonte me dasmën pas atij momenti, ajo mendoi të mos merrte pjesë në dasmë”.
Gjatë intervistës së saj në vitin 1995 për BBC me reporterin Martin Bashir, Princesha Diana zbuloi se si ajo ashtu edhe Princi Charles ishin të përfshirë në afera gjatë martesës së tyre./kultplus
Kanosi verbalisht zyrtarin policor, arrestohet një person në...
Real Madridi vendosi dy rekorde të padëshiruara pas humbjes ...
Trump dhe presidentja meksikane bisedojnë për migracionin
SHBA: Ukraina duhet të rrisë mobilizimin ushtarak për të luf...
Kurti uron 28 Nëntorin: Kjo festë na gjen me projektin e Kom...
Revista spanjolle: Zbulimi i perlave të fshehura, Shqipëria ...