Dita Botërore e Diabetit, Manastirliu: 78 mijë qytetarë përfitojnë barnat falas

12:03 | 14 Nëntor 2020
Arbresh.info

Në Ditën Botërore të Diabetit, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në Facebook disa fakte ku shkruan se në vitin 2020 janë 78 mijë qytetarë që përfitojnë barnat e diabetit falas.

Sipas ministres, janë 66% më shumë qytetarë që përfitojnë terapitë e mjekimit falas krahasuar me vitin 2013.

Për herë të parë në vitin 2018 u rimbursuan fishat e diabetit falas për fëmijët dhe tashmë rimbursohen falas deri në moshën 25 vjeç.

Vetëm gjatë këtij viti, deri tani janë rimbursuar 408,304 fisha diabeti falas për fëmijët dhe të rinjtë 0-25 vjeç.

Postimi i Ministres Manastirliu:

FAKTE
33 alternativa barnash 100% #falas për pacientët
20 milion dollarë/vit financojmë për 78 mijë persona me diabet që përfitojnë barnat e rimbursuara
Nga Janari 2020 u rimbursuan 408,304 fisha diabeti #falas për fëmijët dhe të rinjtë 0-25 vjeç
#Parandalo diabetin #Kontakto mjekun e familjes #MbroShëndetin
#DitaBotëroreDiabetit

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme