Juventus kanë vënë sytë te reprezentuesi i Austrisë, David Alaba, raporton Tuttosport, pasi kontrata e tij me Bayern Munich skadon në qershor të vitit 2021.
28 vjeçari është një lojtar i gjithanshëm dhe mund të luajë në role të ndryshme të kërkuara nga trajneri Andrea Pirlo.
Ai është kryesisht një qendërmbrojtës, por gjithashtu mund të luajë si mbrojtës i krahut të majtë dhe si një mesfushor defensivë.
Alaba do të jetë një agjent i lirë në fund të sezonit dhe madje mund të largohet nga Bayern Munich në janar me një çmim të ulët.
Tuttosport raporton se Juventus janë favoritë dhe e kanë vendosur atë në krye të listës së tyre të dëshirave si një opsion i përballueshëm ashtu edhe me përvojë, shkruan lajmi.net
Ata nuk janë vetëm, pasi Alaba po kërkohet edhe nga Real Madrid, Manchester City dhe PSG.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...