Numri i të sëmurëve dhe të vdekurve po rritet çdo ditë, thonë zyrtarët, ndërsa efekti i masave do të shihet në dy javët e ardhshme.
“Presim që të kemi një periudhë përpara, në javën e ardhshme deri në dy, në të cilën ne patjetër do të shohim efektet e masave kufizuese. Presim që numri i pacientëve të diagnostifikuar në atë periudhë të stabilizohet dhe për atë periudhë pas kësaj numri të ulet”, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Filipçe informon se numri i pacientëve të sëmurë që janë të shtruar në spital është akoma më i lartë se ata që janë lëshuar nga spitalet. Në klinikat e interne ka rreth 100 – 120 shtretër të lira me staf që mund të kujdesen për covid.
Ai shtoi se instalimi i qendrave COVID do të varet nga gatishmëria e autoriteteve lokale. Procedura në njësinë e projektit të Bankës Botërore ka mbaruar, tani kontratat po nënshkruhen dhe puna përgatitore po fillon.
Komisioni për shqyrtimin e masave të reja plotësuese do të vendosë në takimin e së hënës për të dhënë kohë për të përcaktuar nëse masat aktuale që janë në fuqi po funksionojnë.
“Komisioni po monitoron situatën epidemiologjike dhe nëse është e nevojshme, do të rekomandojë masa shtesë kufizuese pas fundjavës, të tilla si mbyllja e plotë e disa operatorëve ekonomikë dhe kufizimi i lëvizjes, qoftë brenda natës, pasdite ose gjatë fundjavave, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë./telegrafi
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...