Hendboll: Dy përballje lokale në javën e gjashtë

10:02 | 14 Nëntor 2020
Arbresh.info

Dy derbi lokal luhen në kuadër të javës së gjashtë të Superligës së hendbollisteve.

Të shtunën (sot) është ndeshja e skuadrave gjakovare, Shqiponjës e Vëllaznimit, që fillon në orën 14:00. Sot është edhe ndeshja në mes të Istogut dhe Jusuf Gërvallës, që nis në ora 17:00.

Përballja tjetër lokale luhet të dielën nga ora 13:30 në palestrën e re në Samadrexhë. Takohen Samadrexha e Vushtrria. Të dielën është edhe takimi Drita – Kastrioti (14:30).

Ndeshjet Vjosa – Prishtina dhe Ferizaj – KEK-u janë shtyrë për 17/18 nëntor për shkak të ndeshjeve evropiane të Ferizajt.

Në Ligën e Parë të hendbollisteve luhet java e pestë. Sot janë takimet Llapusha – Prizreni (11:00) e CLICK – Ulpiana (14:00). Ndeshja Deçani – Trepça luhet të dielën (12:00).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme