Hoti mbanë jofunksional Këshillin Kombëtar Ekonomik gjatë pandemisë, bizneset po falimentojnë

10:03 | 14 Nëntor 2020
Arbresh.info

Masat e fundit të cilat u morën nga Qeveria e Kosovës, për ta luftuar Covid-19, do të sjellin pasoja të rënda tek bizneset dhe punëtorët e tyre.

Kështu tha, Skënder Krasniqi, kryetar i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, në një intervistë për arbresh.info

Krasniqi tha se janë të pakënaqur me masat, pasi qeveria nuk i ka marrë ato në konsultim me bizneset.

“Realisht jemi të pakënaqur me këto vendime. Bizneset të përkrahen në mënyrë që të mos largohen punëtorët nga puna. Me këto vendime që  janë marrë pasojat do të jenë edhe më të rënda se deri më tani, do të ketë prapë largim të punëtoreve nga puna sepse dy ndërrime do të jetë e pamundur të punojnë. Dhe do të kemi falimentime të bizneseve”, tha Krasniqi.

Krasniqi po ashtu ka kritikuar edhe qasjen e ekzekutivit duke thënë se po sillen si Gjermania, e po veprojnë si Afrika.

Sipas tij nëse shteti nuk ka buxhet të mjaftueshëm, atëherë nuk duhet të marrë masa drastike, siç edhe ka marrë.

“Zgjidhja më e mirë do të ishte koordinimi mes qeverisë dhe biznesit, e cila nuk po ndodhë. Ne e kemi  një këshill kombëtar të zhvillimit ekonomik që nuk është duke funksionuar mjaftueshëm, me çka jemi të pakënaqur. Ne nuk mund të sillemi si shtetet e tjera për shkak se, ata sektor po ju ndihmojnë sektorëve tjera. Shteti jonë po sillet si Gjermania ndërsa po vepron si Afrika, kjo nuk do të duhej të ndodhte. Do të duhej që shteti të analizonte çdo veprim. Nëse nuk ka buxhet, atëherë nuk do të duhej me marrë masa drastike saç janë tu u marr, sepse kemi të bëjmë me qytetarë të vendit që po mbesin pa punë. Dmth mbetet edhe pa punë, i dëmtuar në aspektin financiarë dhe pa mundësi shërimi”, tha Krasniqi për Arbresh.info.

Sipas tij secili vendim i Qeverisë së Kosovës duhet të diskutohet edhe me bizneset para se ai të merret kjo pasi po i dëmton në  masë të madhe ato./E.Haxhiu/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme