Shkëmbimi i shikimeve me partnerin potencial përgjatë kohës kur pini kapuçin është klishe.
Megjithatë, interesi romantik do të zvogëlohet për 99.9 për qind nëse lokacion të takimit të parë e lini një kafene, të paktën kështu thotë një ekspert i lidhjeve.
“Lokacioni është gjëja kyç e takimit të parë. Nuk duhet të dilni në kafene apo bare”, tregon Louanne Ward.
Nëse veç arrini të fitoni një takim të dytë pasi të keni shkuar për kafe me partnerin, atëherë ju jeni një person në një milion. Kjo nuk ndodh zakonisht.
Ajo sugjeron të keni kujdes se cilën ditë të javës e zgjidhni për të dalë, si dhe të keni mjaftueshëm kohë për t’u lidhur me personin tjetër.
Netët e premte, shtune dhe të diele duhet të shmangen sepse ka shumë zhurmë dhe presion të ndryshëm.
Ajo sugjeron të dilni gjatë ditëve tjera të kalendarit, ndërsa si lokacion zgjidheni një vend ku mund të pini kokteje të ndryshme sepse, sipas saj, mund të zgjidhni çfarë dëshironi së bashku dhe ka shumë bashkëveprim kur e zgjidhni një koktej.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...