Ndonëse është partia e dytë më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, në këtë moment ka në dorë fatin e të ardhmes së vendit. President me ushtrues detyre, Kryeministër me raporte jo shumë të shëndosha me partnerët qeverisës, e Kuvend pothuajse jofunksional.
Në gjithë këtë pështjellim, Partia Demokratike e Kosovës po shihet si faktor kyç për zgjidhje pa zgjedhje.
Profesori, Mazllum Baraliu në një përgjigje për arbresh.info, ka thënë se roli i PDK-së në këto momente është aq krucial, duke e cilësuar si “thembra e Akilit”.
“Roli i PDK-së është krucial pasi me numrin e deputetëve që ka, ajo mund të zgjidhë nyjën, apo ‘thembrën e Akilit’, që e ka tashmë LDK-ja me anëtarët e koalicionit, dhe po ashtu mund të ndikojë të jetë e interesuar që mos të ketë asnjë pjesëmarrje të saj në këto lojëra politike, që po përgatiten dhe të deklarohet edhe zyrtarisht për zgjedhje të parakohshme”.
Për të dalë nga kjo gjendje, vendi ka përpara tri vendime, zgjedhje të reja, shmangien e tyre duke ju bashkuar koalicionit qeverisës, apo jetë pjesë e konsensusit për emrin e Presidentit.
E nga këto tria, Baraliu ka një mendim se cilën duhet ta zgjedhë partia e dytë më e madhe opozitare.
“Ndonëse po flitet se ekzistojnë biseda në mes të PDK-së dhe LDK-së që të marr pjesë në një prej ri-konfigurimeve qoftë me pjesëmarrje në Qeverie, jo në President apo anasjelltas, dhe t’i jap votat për President. PDK është e vërtet që në këto momente ka rol mjaft të rëndësishme. Do të ishte mirë që kjo parti të drejtohej ka zgjedhjet, e jo tek dy variantet e tjera”.
Ndonëse me votat brenda Parlamentit mund të bëjë ndryshimin pasi Lëvizja Vetëvendosje si partia më e madhe nuk është e interesuar, profesori tjetër Riza Smaka ka një kërkesë për ta.
Sipas Smakës më e rrugës do të ishte nëse posti i Presidentit do të zgjidhet nga populli, e jo nga partitë politike.
“Do të ishte zgjidhja më e mirë e mundshme që jo vetëm PDK-ja po asnjë parti mos të imponojë emrin e Presidentit. Do të duhej që kandidati apo kandidatja të jetë me integritet, dhe i/e duhur”.
Edhe Smaka vë në pah rolin dhe ndikimin e PDK-së në këtë moment ani pse në krye të saj nuk gjendet kryetari, Kadri Veseli.
“PDK është pashmangshëm subjekt me influencë dhe që votat e tyre janë relevante për të vendos për tri çështjet si për President, si për zgjedhje si për qëndrimin e Qeverisë. Zgjedhja më e mirë do të ishte që Presidentin ta përzgjedhte populli. Tash për tash zgjidhja është e mbyllur që praktikisht e mundëson zgjedhjen nga koalicioni që ka vota”.
Kujtojmë se e tërë mjegullia në vend erdhi pas ngritjes së aktakuzave nga Dhomat e Specializuara më 5 nëntor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, dhe deputetit, Rexhep Selimi.
Që nga ajo datë vendi ynë ka mbetur me ushtrues të detyrës së pozitës së Presidentit.
E këtë është duke e bërë e para e Kuvendit, Vjosa Osmani.
Qeverisë dhe partive në pushtet ju mbetet që përmes një bashkëpunimi me opozitën të dalin nga kjo krizë, ose të shkojnë në zgjedhje të parakohshme./V.Selimi/arbresh.info/
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri