Osmani: BE-ja vazhdon ta trajtojë Serbinë “si një fëmijë të llastuar”

07:49 | 14 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kritikuar të premten Bashkimin Evropian për mostrajtim të barabartë me Serbinë, si shtete fqinje, në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve.

Në një intervistë për Associated Press, Osmani ka thënë se ajo mendon që Brukseli, nuk ka mësuar nga gabimet e kaluara dhe vazhdon ta trajtojë Serbinë “si një fëmijë të llastuar”.

“Duhet të trajtohemi njëjtë gjatë këtij dialogu. Nëse ndodh kjo, atëherë do të jetë një rrugë e një dialogu të suksesshëm në të ardhmen”, tha Osmani.

Tutje, Osmani ka folur edhe për krimet e Serbisë të kryera në Kosovë.

“Ata i mohojnë të gjitha krimet e tmerrshme që i kanë kryer në gjithë Jugosllavinë, por në veçanti ato në Kosovë gjatë të 90-tave,” tha Osmani.

Suksesi i dialogut, sipas saj vjen posa Serbia ta pranojë realitetin, duke kërkuar që të bëhet presion mbi Serbinë nga komuniteti ndërkombëtarë, pa çka, sipas saj nuk do të ndryshoj situatat.

“Ende nuk ka drejtësi për viktimat, më shumë se dy dekada pas luftës,” ka thënë mes tjerash Ushtruesja e Detyrës së Presidentes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme