Presidenti i Lega, Paolo Dal Pino ka treguar se Serie A ka pësuar “humbje prej 600 milionë euro nga shkurti në dhjetor”
Dal Pino ka folur për “Global Boardroom” të “Financial Times” për ndikimin që ka pasur koronavirusi në top garën italiane.
“Ishte sukses që u bëm gati ta rifillojmë kampionatin”, tha ai.
“Situata është shumë serioze. Nga shkurti deri në dhjetor, Serie A ka 60o milionë humbje, nga të cilat 400 milionë euro nga biletat dhe 200 milionë euro nga sponsorët”.
Por, shefi i Legas folir për strategjitë që kampionati italian të këtë nivel global, jo vetëm kombëtar.
“Covid ka qenë një mundësi që ta ndryshojmë modelin e biznesit të Legas, edhe pse ishte vështirë ta modernizojmë një situatë biznesi në këtë situatë tepër të vështirë”.
“Diskutimet rreth fondeve që vinë nga kapitali privat filluan para pandemisë dhe ne tani jemi në fazën finale të negociatave”.
“Qëllimi është që të shfrytëzojmë aftësitë menaxheriale për të krijuar një vlerë afatgjate për Serie A”. /GazetaExpress/
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...