Google ADS

Kamberi: Të zgjohet ndërgjegjja e fjetur e bashkësisë ndërkombëtare, ka harruar tërësisht Luginën e Preshevës

21:59 | 13 Nëntor 2020
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar Veprimi Demokratik në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se BE’ja e ka lënë në harresë Luginën e Preshevës, duke e cilësuar si sekondare.

I ftuar në ‘Balkan Talks’ në Euronews, Kamberi ka thënë se faktori ndërkombëtar orientimin momentalisht e ka në zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi.

“Të zgjohet ndërgjegjja e fjetur e bashkësisë ndërkombëtare, duke u orientuar për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi, e ka harruar në tërësi Luginën e Preshevës. Çështjet e pakicave po konsiderohen si sekondare nga unioni evropian. Qendrat e vendimmarrjes ndërkombëtare më shumë pëlqejnë stabilokracinë sesa demokracinë”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme