Ka përfunduar takimi ndërmjet Kosovës U21 dhe Shqipërisë U21, ndeshje kjo e cila është luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shqipëria U21 ka triumfuar minimalisht 1-0 pas 90 minutave lojë ndaj Kosovës U21.
Golin e vetëm të takimit e ka shënuar Enis Çokaj në minutën e 35-të pas asistimit të Ernest Muçit.
Kosova u paraqit më mirë në pjesë e dytë ku kishte edhe disa raste, por nuk arritën të shënonin.
Dueli mes Kosovës U21 dhe Shqipërisë U21 ka qenë në kuadër të kualifikimeve për “Euro2021”, me dy skuadrat që ndodhen në grupin e tretë.
Me këtë fitore, Shqipëria ndodhet në vendin e tretë me 14 pikë dhe kjo fitore i ndihmon që të paktën ta synojë vendin e dytë në grup pasi është vetëm një pikë larg.
Kurse, Kosova ndodhet në pozitën e parafundit në tabelë me nëntë pikë të tubuara në po aq ndeshje. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...