Zëvendëskryeministri Tahiri falënderon Policinë e Kosovës për punën gjatë pandemisë

20:51 | 13 Nëntor 2020
A. B.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka shprehur mirënjohje ndaj punës së palodhur të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në këtë kohë pandemie.

Tahiri përmes një postimi në ‘facebook’, ka shprehur respekt të madh ndaj tyre duke publikuar një foto nga vendi i ngjarjes, shkruan portali arbresh.info

Kujtojmë se, Qeveria e Kosovës ka miratuar të enjten masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të cilat kanë hyrë në fuqi sonte rreth orës 18:00.

Postimi i tij i plotë:

Pas intervistës në edicionin e lajmeve në RTK, u ndala të shpreh falënderimin tim dhe të Qeverisë për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm që po bën Policia e Kosovës në këtë kohë të rëndë pandemie. Respekt dhe nder të jem në mesin e tyre sonte!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme