Google ADS

VIDEO| Nis ora policore, vetëm zhurma e korbave dëgjohet në Prishtinë

20:37 | 13 Nëntor 2020
Arbresh.info

Në sfond dëgjohen vetëm zhurmat nga korbat.

Është ky sheshi kryesor i Prishtinës që duket tërësisht i zbrazët, shkruan portali arbresh.info

Me të hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid të Qeverisë së Kosovës janë mbyllur aktivitetet e veprimtarive ekonomike dhe është zbrazur tërësisht qyteti.

Ajo që deri pak orësh ishte gjallëri e plotë tashmë është vetëm heshtje.

Në nëntë komuna të Kosovës nga ora 19:00 ka nisur ora policore, që zgjatë deri nesër në orën 05:00 të mëngjesit.

Për këto masa janë ankuar gastronomët e shumë biznesmenë, pasi që thonë se po i dëmton ata rëndë.

E me këto po pëson direkt qytetari i Kosovës ku vetëm këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit mijëra prej tyre kanë humbur vendet e punës.

Vetëm sot në vendin tonë janë regjistruar 963 pozitive me Covid-19 e 13 të vdekur./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme