Sot në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi i organizatorëve të 27 prillit të dhunshëm në Kuvend. Rasti është në fazën e dëgjimit të dëshmitarëve të propozuar nga i pandehuri Trajko Veljanoski, ish-kryetar i Kuvendit.
Midis dëshmitarëve ishte bashkëpartiaku i tij, Vllatko Gjorçev, i cili tha se tre vjet më parë, me ndërhyrjen e dhunshme, më së shumti humbi OBRM-PDUKM.
Në sallën e gjyqit dëshmoi edhe ish-deputeti Zekirija Ibrahimi, i cili këndoi himnin shqiptar nga foltorja parlamentare.
“Nëse e keni lexuar aktakuzën, askund nuk thotë se himni shqiptar që unë këndova ishte arsyeja për ngjarjet e 27 Prillit. Himni shqiptar u këndua në një kontekst tjetër përpara përfundimit të seancës plenare. Himni u këndua në kontekstin e një proteste kundër kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, i cili i lejoi një deputeti të OBRM-PDUKM-së ta këndonte himnin maqedonas”, tha Zekirija Ibraimi, dëshmitar.
Në këtë rast, përveç Veljanoskit, akuzohen edhe ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-shefi i DSK-së, Vlladimir Atanasovski./Alsat/
Gërvalla sot e përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit t...
Përfshihet nga zjarri një stallë në Korçë, humb jetën një pe...
Drejtori i AKI-së sot raporton në Komisioni për Mbikëqyrjen ...
Trupat koreanoveriore mund të jenë “shënjestër” ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Rusia dhe Ukraina shkatërrojnë dhjetëra dronë të njëra-tjetr...