Ish-komandanti i UÇK’së, Sami Lushtaku, në emisionin Frontal, ka folur për arrestimet e krerëve të Ushtrisë Clirimtare nga Tribunali Special. Lushtaku thotë se Serbia kreu krime, e Specialja arrestoi shqiptarët. Ka edhe një përgjigje për presidentin serb, Aleksandër Vuciq.
Lushtaku thotë se nuk e ka shqetësuar deklarata e Vuciqit, sipas të cilit, konflikti i ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë, mund të përshkallëzohet, nëse nuk arrihet paqja.
“Jo deklaratat asnjëherë nuk me shqetësojnë shumë. Ne e dimë që Serbia ka kryer gjenocid edhe në Kroaci e Bosnje e edhe në Kosovë”, ka thënë Lushtaku.
“Serbia mendon gjithmonë për lufta, mendon se do ta kthen Kosovën nën sundimin e saj. Por ne jemi këtu dhe nuk e kem ndërmend me lëshu Kosovën”, thotë Lushtaku.
““Nëse Serbia veq i shkon mendja me ardhë në Kosovë. Na jemi të gatshëm me vdekë për Kosovën kurdo që është nevoja..”, ka shtuar ai.
Për arrestimet e krerëve të UÇK’së, ish-komandanti thotë se Serbia ka kryer krime e masakra, ndërsa tash po arrestohen shqiptarët.
“Serbia ka ba krime, edhe bën krime edhe na çon nëpër burgje në Kosovë në kohën e UNMIK-ut edhe tash në Speciale. Specialja është shpërblim për Serbinë për gjithë ato krime gjithë ato masakra që i ka bërë”, ka thënë ai.
“Kur don le të ja mësynë, ne jemi të gatshëm me vdeke për Kosovën”,
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...