Raportimet për vrasje masive të civilëve në rajonin verior të Etiopisë, Tirgray mund të jenë krime lufte, nëse konfirmohen, paralajmëron shefi i të drejtave të njeriut të OKB-së.
Michelle Bachelet bëri thirrje për hetime në raportimet që qindra njerëz mund të jenë therur e prerë për vdekje në një qytezë, transmeton portali arbresh.info
Kryeministri Abiy Ahmed ka akuzuar forcat besnike të liderëve të Tigray për masakrën.
Zyrtarët e saj kanë mohuar akuzat.
Udhëheqësi i Tigray, Debretsion Gebremichael i tha agjencisë së lajmeve AFP se akuzat ishin “të pabaza”.
Abiy tha se luftëtarët që mbështesnin partinë qeverisëse të Tigray, Fronti i Çlirimit të Popullit Tigray (TPLF), shkuan në tërbim pasi trupat federale kishin “çliruar” pjesën perëndimore të Tigray, se “brutalisht” ka vrarë civilë të pafajshëm në Mai-Kadra, një qytet në Zonën Jug-Perëndimore të Tigray.
Dëshmitarët fajësuan forcat besnike të TPLF për vrasjet e së hënës – raportuar së pari nga grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International.
Nëse konfirmohet, kjo do të ishte vrasja e parë në shkallë të gjerë e civilëve në luftimet midis forcave qeveritare dhe TPLF që shpërthyen në 4 nëntor.
Marrja e informacionit rreth përplasjeve është e vështirë sepse linjat telefonike dhe shërbimet e internetit janë të prishura./arbresh.info/
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...