Google ADS

Rritje e qarkullimit në industrinë e Maqedonisë së Veriut

17:22 | 13 Nëntor 2020
A. B.

Qarkullimi në industri në shtator të këtij viti është rritur për 18.8 për qind në krahasim me muajin e kaluar dhe për 6.2 për qind në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar. Në nëntë muajt e parë të këtij viti, qarkullimi në industri është zvogëluar për 11.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikave (ESHS), qarkullimi total në industri në shtator të vitit 2020, krahasuar me shtatorin e vitit 2019, ka shënuar rritje te mallrat e ndërmjetme, përveç energjisë për 3.2 për qind dhe mallrave kapitale për 15.8 për qind, ndërsa rënie ka në Produktet e qëndrueshme të konsumit të gjerë për 8.3 për qind dhe Produktet e jo qëndrueshme të konsumit të gjerë për 3.5 për qind.

Qarkullimi në industri në tregun e brendshëm në këtë periudhë është rritur për 0.5 për qind dhe shënon rritje te mallrat e ndërmjetme, përveç energjisë për 9.2 për qind, ndërsa rënie ka te mallrat kapitale për 29.5, Produktet e qëndrueshme të konsumit të gjerë për 7,2 për qind dhe Produktet e jo qëndrueshme të konsumit të gjerë për 2.2 për qind. Krahasuar me gushtin e vitit 2020, ai është rritur për 9.8 për qind, ndërsa në periudhën janar-shtator 2020, krahasuar me të njëjtën nga viti 2019 ka rënie prej 2.7 për qind.

Qarkullimi në industri në tregjet e huaja, në shtator 2020, krahasuar me shtatorin 2019 është rritur për 8.4 për qind dhe ka një rritje të mallrave të ndërmjetme, përveç energjisë për 1.5 dhe mallrave kapitale për 17.1 për qind, ndërsa shënohet rënie te Produktet e qëndrueshme të konsumit të gjerë për 11.9 dhe Produktet e jo qëndrueshme të konsumit të gjerë për 4.4 për qind. Krahasuar me gushtin e vitit 2020 është rritur për 21.5 për qind, ndërsa në periudhën janar-shtator 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar kishte rënie prej 13.6 për qind.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme