Google ADS

Rikthehen “Friends”-at, këtë muaj nisin xhirimet e episodeve të reja

16:54 | 13 Nëntor 2020
A. B.

Seriali i famshëm “Friends” i cili është pritur me padurim do të fillojë xhirimet në muajin mars, sipas Matthew Perry.

“Ribashkimi i ‘Friends’ po planifikohet për fillimin e marsit”, shkroi ai të enjten në Twitter, shkruan BBC transmeton portali arbresh.info

Shfaqja speciale do të fillonte xhirimet në gusht, por u vonua për shkak të pandemisë.

Seriali do të risjellë së bashku emrat e njohur të kastit të dikurshëm të aktorëve si: Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer.

Xhirimet për specialin “Friends” do të zhvillohen në Burbank, Kaliforni.

Episodet e reja do të transmetohen në shërbimin streaming ‘HBO Max’ në një datë që ende nuk është përcaktuar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme