Google ADS

VV kërkon shfuqizimin e vendimit për shuarjen e Task-Forcës

15:56 | 13 Nëntor 2020
M. A.

Lëvizja Vetëvendose ka kërkuar llogari nga kryeministri Avdullah Hoti për shuarjen e Task-Forcës anti-korrupsion.

E këtë e ka bërë përmes interpelancës së kërkuar në Kuvendin e Kosovës.

Fatmire Kollçaku nga VV e cila foli në emër të shefit të grupit parlamentar të partisë së saj Rexhep Selimit i cili aktualisht gjendet në Hagë.

Kollçaku shpalosi para Kuvendit kërkesën e VV që kërkoi miratimin e kuvendit:

1.Kuvendi kërkon nga qeveria të shfuqizoj vendimin për shuarjen e Task Forcës,

2.Kuvendi kërkon nga qeveria të mos pengoj punën e Task Forcës,

  1. Kuvendi dënon çfarëdo forme që pengon punën e policisë së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme