Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim ish-kryeministrin e Kosovës, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Projektet të cilat po realizohen në Drenas dhe zhvillimet e fundit politike në vend ishin disa nga temat të cilat u diskutuan në takimin mes Kryetarit Lladrovci dhe Liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Me këtë rast, Kryetari Lladrovci e falënderoi për vizitën që Haradinaj ia bëri Drenasit.
Ndërsa, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e përgëzoi Kryetarin Lladrovci për nivelin e lartë të qeverisjes duke theksuar se në Drenas është vendosur një standard i ri i qeverisjes së mirë dhe i uroi për përformancë më të mirë komunale.
Haradinaj i dhuroi Kryetarit Lladrovci medaljen me motivin “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet” për kontributin e veçantë dhe meritat e jashtëzakonshme në avancimin e çështjes kombëtare.
Nga vizita në Komunë, Haradinaj i shoqëruar nga Kryetari Lladrovci vazhdoi për homazhe te varrezat e heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci në Gllanasellë.
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër