Bashkimi Evropian dënoi sot vdekjen e një artisti bjellorus pas plagëve të shkaktuara gjatë arrestimit të tij dhe kërcënoi për marrje të sanksioneve të reja kundër autorëve të dhunës në këtë vend.
”Vdekja e piktorit, Roman Bondarenko, 31 vjeç, është rezultat skandaloz dhe i turpshëm i autoriteteve bjelloruse dhe BE është e gatshme të vendosë sanksione shtesë”, njoftoi zëdhënësi i kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell në një komunikatë.
Komisioni nuk ka preferuar të saktësojë llojin e sanksioneve që mund të jetë vendosur nga shtetet anëtare.
BE ka sanksionuar tashmë presidentin e Bjellorusisë, Alexandre Lukashenko, djalin e tij Viktor dhe 53 anëtarë të rrethit të tij, mes të cilëve disa ministra dhe krerë të forcave të policisë, të gjykuar përgjegjës për represionin kundër kontestimit të zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, të cilësuara të trukuara nga BE./ATSh/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...