Shkencëtarët e Universitetit të Iowa janë në gjurmët e terapisë së re me të cilën me ekspozimin e pacientëve ndaj elektricitetit statik dhe fushës magnetike do t’u normalizohet niveli i sheqerit dhe rezistenca insuline
Duke i ekspozuar minjtë laboratorikë ndaj elektricitetit statik dhe fushës magnetike disa orë në ditë, shkencëtarët kanë arritur t’ua kontrollojnë dhe normalizojnë nivelin e sheqerit në gjak, shkruan sciencedaily, përcjell Telegrafi.
Kjo është një provë që ekspozimi ndaj fushës magnetike gjatë periudhës së shkurtër zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak dhe normalizon përgjigjen e trupit ndaj insulinës.
Calvin Carter, njëri nga autorët e studimit ka thënë që efektet e kësaj terapie janë afatgjata, andaj do të mund të merret natën gjatë gjumit, në mënyrë që niveli i sheqerit të jetë normal gjatë gjithë ditës.
Ky studim do të mund të ketë ndikim serioz në shërimin e personave me diabet, posaçërisht të pacientëve për të cilët tretmanët aktualë nuk janë praktik. /Telegrafi/
Rama i bashkohet vrapimit në sheshin “Skënderbeu” për të mbë...
Liverpooli po e monitoron situatën e Greenwood, në janar gat...
Berisha mesazh qytetarëve një ditë para protestës: Bashkohun...
Bije për 35 për qind konsumi i energjisë elektrike në veri t...
Abdixhiku: Thellësisht i pikëlluar nga ngjarja tragjike në l...
Qeveria e Kosovës navigon mes nacionalizmit dhe pritjeve të ...