Spitaleve po mbarojnë shtretërit e kujdesit intensiv për pacientët me sëmundjen kritike të Covid-19 në Nju Delhi, ndërsa infeksionet e reja u rritën në kryeqytetin indian.
Një aplikacion i telefonisë mobile i drejtuar nga qeveria lokale që ofron informacion në lidhje me Covid-19 tregoi se vetëm një deri në pesë shtretër me ventilator ishin në dispozicion në 28 spitale.
Më shumë se gjysma e shtretërve Covid-19 jashtë njësive të kujdesit intensiv ishin gjithashtu të zëna.
Ndërsa rastet e reja ditore të Covid-19 në të gjithë vendin kanë rënë ndjeshëm që nga mesi i shtatorit, Nju Delhi ka parë një rritje të mprehtë në dy javët e fundit, duke raportuar mbi 6 000 raste të reja në ditë.
Kulmi u atribuohet njerëzve që grumbullohen nëpër tregje përpara festivalit të përvitshëm tradicional ”Diwali”, pa ndjekur protokollet e duhura siç janë mbajtja e maskave dhe distancimi shoqëror.
Gjykata e Lartë e Delhit, me kërkesë të qeverisë, u tha spitaleve private të rezervonin 80% të shtretërve të tyre të kujdesit intensiv për pacientët me Covid-19, pasi një panel ekspertësh parashikoi që situata ka të ngjarë të përkeqësohet në javët e ardhshme./ATSh/
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...