Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se në javën e fundit janë shënuar 11 raste të vdekjeve si pasojë e COVID-19.
“Fatkeqësisht, në javën e fundit kemi regjistruar 11 të vdekur. Gjendja në Spital dhe QKMF është e rënduar. QKMF tashmë po funksionon me tri ekipe në terren, ku gjatë të enjtes janë realizuar 86 vizita në shtëpi”, ka thënë Haziri në konferencën për media pas takimit me Komitetin për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, transmeton Klan Kosova.
Haziri ka theksuar se Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka nevojë emergjente të furnizimit me oksigjen, duke shtuar se po bëhet përpjekje maksimale me Ministrinë e Shëndetësisë për ta zgjidhur këtë problem.
Gjilani hyn në kategorinë e komunave që është në zonën e kuqe, ku për dy javë e ardhshme do të jetë ‘lock down’, për ta parandaluar me çdo kusht përhapjen e virusit.
“Por, nuk mbyllen shkollat, objektet fetare, institucionet dhe jeta e përditshme. Kufizimi vlen prej orës 19:00, ku ndalohet qarkullimi i qytetarëve, pa arsye të fortë. Besoj që me solidaritet duhet ta përballojmë”, ka shtuar ai.
Drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, Ukshin Ismaili dhe drejtoresha e QKMF-së, Arbenita Hajdari, të cilët kanë kërkuar nga qytetarët që t’i zbatojnë masat mbrojtëse kundër përhapjes së virusit.
Prej fillimit të pandemisë në Gjilan janë testuar pesë mijë e 773 veta, një mijë e 909 të infektuar në total, një mijë e 357 të shëruar, 493 raste aktive, 60 të vdekur, 59 aktualisht janë në hospitalizim dhe 285 mostra në pritje për rezultat.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...