Rusi, shënohet 20 mijë raste ditore me COVID-19

12:24 | 13 Nëntor 2020
Arbresh.info

Me 21.983 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.880.551 ndërsa me 411 vdekje të reja rritet në 32.443 numri i viktimave.

Me 21.983 raste nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Rusi shënohet shifra “më e lartë e rasteve ditore” që nga fillimi i pandemisë.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 21.983 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.880.551 ndërsa me 411 vdekje të reja rritet në 32.443 numri i viktimave.

Në Rusi numri i të shëruarve është rritur në 1.406.903, përfshirë 18.735 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është njoftuar të jetë në 1.2 për qind.

Në 24 orët e fundit mbi 600 mijë teste

Në kryeqytetin Moskë në 24 orët e fundit janë regjistruar 5.974 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 497.516 ndërsa me 70 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 7.643.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 636 mijë teste të COVID-19 ndërkohë numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 67.3 milionë.

Për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 në Moskë kanë ardhur në rend dite disa masa. Sipas kësaj, gjatë orës 23:00-06:00 në qytet janë ndaluar aktivitetet në vendet e argëtimit, restorante, bare dhe kafene.

Po ashtu në qytet në universitetet dhe shkollat e arsimit të lartë profesional kanë kaluar në mësimin në distancë ndërsa aktivitetet sportive do të zhvillohen me leje.

Bashkë me këtë janë anuluar edhe aktivitetet kulturore, por që aktivitetet në sallat e teatrit, kinemasë dhe koncerteve do të lejohen me kusht që të mos kalojnë mbushjen e më shumë se 25 për qind.

Masat në fjalë do të jenë të vlefshme deri më 15 janar 2021.

Gjithashtu me qëllimin për të parandaluar pandeminë në qytet është rekomanduar që marketet, restorantet dhe vendet e ngrënies të kalojnë në sistemin me barkodit (QR code). Sipas kësaj qytetarët do të mund të vizitojnë këto vende duke marrë një barkod.

COVID-19 në Rusi

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Me 439 vdekje, dje në vend u regjistrua “shifra më e lartë e vdekjeve ditore”.

Në kuadër të masave të ndërmarra kundër COVID-19 në Rusi më 28 tetor hyri në fuqi vendosja e detyrueshme e maskave në hapësira publike, në mjetet e transportit publik, në taksi, në parkingun e automjeteve dhe në ashensorë.

Në të gjitha qytetet e vendit gjatë orës 23:00-06:00 janë ndaluar aktivitetet në vendet e argëtimit, restorante, bare dhe kafene./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme