Qytetarët heshtin, shumë pak persona dalin në shesh për të protestuar kundër masave të reja

11:35 | 13 Nëntor 2020
M. A.

Protestën e thirren përmes Facebookut, por në ditën kur duhej të protestonin i ranë pishman.

Janë këta ” Zëri i Popullit”, të cilët në momentet e fundit kur duhej të fillon protesta ndaj masave të reja të vendosura për gastronomin nga Ministria e Shëndetësisë anuluan protestën përmes një njoftimi për media

Në vendin ku do të duhej të mbahej tubimi mediat kanë zënë vendin e tyre por ata që mungojnë janë protestuesit.

Në sheshet ” Skënderbeu”, çdo gjë duket si ditëve të tjera lëvizje dhe zhurmë si rendomt.

Janë të pakt persona që kanë dalë për të parë nga kureshtja qëndrimin e mediave në shesh.

Kujtojmë se anulimi i protestës erdhi pasi refuzimit të pjesëmarrjes së shoqatës së Gastronomeve të Kosovës.

Këngëtari Labinot Tahiri përmes një njoftimi tha se më s’ka arsye të protestohet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme