Google ADS

Rama riposton videon e Bashës: Ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen

11:22 | 13 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama ka ripostuar një video të kreut të PD Lulzim Basha, ku ky i fundit për sa i përket menaxhimit të situatës së pandemisë thoshte se ” Rama ka dështuar dhe nuk di më çfarë të bëjë, kjo katastrofë duhet të marrë fund”.

Ndërkohë kryeministri shkruan se videoja e postuar nga Basha është “politikë e mjerë”.

Statusi i Ramës:

Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë!

Ndërkohë që pas këtij statusi të fundit, Basha përgjigjet:

Bashkë do ta mposhtim Ramën, do të shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë familjet shqiptare dhe ekonominë e do të sjellim shpresë të re për vendin!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme