Sipas rezultateve jozyrtare të publikuara nga shtypi amerikan, Biden fitoi duke marrë 49,4 për qind të votave në shtetin e Arizonës. Ndërsa kandidati republikan Donald Trump ka marrë 49,06 për qind.
Kandidati demokrat, Joe Biden, ka fituar me një diferencë të vogël në shtetin Arizona, me një rëndësi kritike në zgjedhjet e 59-ta presidenciale në SHBA.
Sipas rezultateve jozyrtare të publikuara nga shtypi amerikan, Biden fitoi duke marrë 49,4 për qind të votave në shtetin e Arizonës. Ndërsa kandidati republikan Donald Trump ka marrë 49,06 për qind.
Me këtë rezultat Biden ka lënë pas kundërshtarin e tij Trump me rreth 11 mijë vota diferencë, ndërsa në listën e tij ka shtuar 11 delegatë duke arritur në gjithsej 290 delegatë.
Ndërkohë, ende nuk janë qartësuar rezultatet për shtetin Georgia me 16 delegatë dhe Carolina e Veriut me 15 delegatë.
Kandidati që fiton 270 delegatë, që është një më shumë se gjysma e 538 delegatëve në zgjedhjet presidenciale në SHBA, fiton të drejtën që të bëhet president në SHBA./AA/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...