Kur do vijë vaksina në Shqipëri? Ja ç’thotë kryeministri Rama

08:26 | 13 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kur do vijë vaksina në Shqipëri? Kryeministri Edi Rama nuk dha një përgjigjë konkrete, por tha se po përgatitemi për kohën e duhur.

“Për vaksinën, disa shtete po bëjnë lëvizje mes njëri tjetrin. Unë nuk e di se kur do vijë tek ne. Por siç thuhet do jetë gati në periudhën prill-maj. Ne ndërkohë do përgatitemi që të jemi gati deri atëherë”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria është duke menduar për një plan mbështetjeje për familjet në nevojë.

Rama: Jemi duke menduar një mbështetje për të gjithë familjet me ndihmë ekonomike. Ato janë më vunerabël. Jemi duke e formuluar dhe është brenda strategjisë.

Edhe plani nga pikëpamja financiare është i shtrirë në kohë, shkon deri në dhjetorin e vitit të ardhshëm. Jemi tani duke u marrë që të kemi pjesë në marrjen e vaksinës në një kohë të shpejtë./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme