Sot është e premte 13. nëntor, dhe është e dyta dhe e fundit e ashtuquajtur e premtja e këtij viti. E radhës do të jetë në 13 gusht të vitit të vjen. Në avionët amerikanë nuk ka sedilje me numrin 13. As në dyert e apartamenteve. Askund nuk e shënojnë këtë numër që bëhet edhe më i rrezikshëm kur i bie të jetë ditë e premte.
Ky supersticion e ka origjinën tek Darka e Fundit, ku Krishti darkoi së bashku me 12 apostujt e tij të premten e Pashkës, përpara se Juda Iskarioti ta tradhëtonte.
Me siguri ç`nuk ke lexuar për të premten 13. Ke parë lajme e shkrime se ç`ka ndodhur nëpër vite. Mund të kesh hapur dhe ndonjë nga ata filmat e fri kshëm me të premten e datës 13 ku i ndodh gjë ma gjithë personazheve.
Janë pikërisht këto filma që na e kanë futur fr ikën edhe ne shqiptarëve që deri para ca vitesh s`ia kishim idenë që ekzistonte. Thonë që është ditë te rsi. Po shkenca ç`thotë shkenca?
Ka mungesë provash që kjo të jetë vërtet ditë te rsi. Në një studim statistikash në Irlandë ka rezultuar se kri minaliteti ishte disi më i lartë të premteve, por kjo s`ka pse lidhet me këtë datë.
Ndoshta njerëzit të premten e ndryshojnë sjelljen. Nuk janë në punë, janë më të lirë, dalin, frekuentojnë lokale nate dhe dehen. Gjithsesi, për nesër merre lehtë. Injoroje dhe bëj gjithçka që të pëlqen. ç`të ndodhi në 13 marsin e kaluar? Asgjë, e pra e premte ishte dhe atëherë.
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...