Google ADS

Efekti i mirë i karantinës, përdorimi i makinës pëson ulje drastike

00:09 | 13 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Lëvizja me makina në Britani është ulur në më shumë se 2/3 që prej nisjes së karantinës së re.

Sipas autoriteteve vendase, trafiku në rrugë ka rënë me 67% nga vëllimi normal para pandemisë.

Departamenti i Transportit ka publikuar shifrat e përditshme që nga marsi, ku që nga karantimini i parë lëvizja me makina ishte rikuperuar me nga 80 deri në 90%.

Pra me pak fjalë, britanikët kanë arritur t’i përshtaten jetës së tyre të re, pa makina.

Deri më 2 dhjetor, qytetarëve të Anglisë u është kërkuar që të shmangin udhëtimet e panevojshme me makinë, një kërkesë që siç duket ka gëzuar respektimin e tyre./lajmi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme