Me ndryshimet e reja në ligjin për kundërvajtje, nëse një qytetar ndot mjedisin, ai mund të gjobitet deri në 5,000 euro. Nga ana tjetër, ndërmarrjet e mëdha mund të marrin gjoba deri në 200,000 euro. Megjithatë, shuma e gjobës mund të jetë edhe më e ulët. Çdo gjë do të varet nga dëmi i shkaktuar. Kjo do të përcaktohet nga inspektorët e mjedisit.
Zgjidhje e re ligjore për kundërvajtje
“Për shkeljet në fushën e mbrojtjes së pasurive natyrore dhe mjedisit, gjoba mund të përcaktohet në shumën prej njëzet herë”.
– Për qytetarët gjobë e mundshme ndërmjet 15 dhe 5,000 euro
– Për person përgjegjës në kompani dhe zyrtar i autorizuar gjobë E MUNDSHME mes 15 dhe 10,000 euro
– Për kompanitë gjobë E MUNDSHME ndërmjet 50 dhe 200,000 euro, në varësi të madhësisë së kompanisë
Dënimet për qytetarët që ndotin mjedisin janë në rritje, por çështja e ngrohjes së amvisërive mbetet e pazgjidhur. Gazifikimi ende mungon. Ministri i mjedisit është optimist se gazi do të arrijë vitin e ardhshëm.
“Tenderi për rrjetin sekondar dhe terciar do të jetë gati muajt e ardhshëm. Atëherë kompania do të jetë e obliguar të furnizojë të paktën 50% nëpër qytetet në katër vitet e ardhshme dhe të paktën 25% në zonat rurale në katër vitet e ardhshëm”, tha Naser Nuredini- ministër i mjedisit.
Nuredini shton se zgjidhja e re ligjore është miratuar kryesisht për industritë që janë gjithashtu ndotës të mëdhenj. Nëse dikush e ndot mjedisin, përveç se paguan gjobë, do të ketë obligim për ta riparuar dëmin e shkaktuar. Zgjidhja ligjore nga Qeveria ende nuk është dërguar në Parlament./alsat
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...