Italia është duke u përballur me një numër në rritje të pacientëve me koronavirus dhe sipas mediave shtetërore italianë, spitalet janë mbushur plot.
Hoteli në Sheraton Parco de’Medici, në Romë, që zakonisht është i mbushur me turistë dhe biznesmenë, tani ka marrë vendim që të hapë dyert për pacientët me koronavirus për shkak të spitalet janë mbushur plot, transmeton portal arbresh.info
Qëndrimi për një natë në Hotel është 30 euro.
Covid-19 në Itali, rekord të shëruarish në 24 orët e fundit
Ky Hotel është një ndër pesëdhjetë hotelet tjera në Romë që pranojnë pacientë të sëmurë.
“Shtretërit e spitaleve janë mbushur, dhe kjo ka shkaktuar një turmë në shërbimet e urgjencës”, tha Simona Amato, drejtoresha e shërbimeve shëndetësore në rajonin e Lazios.
Sheraton, i cili ka një pishinë dhe ndodhet pranë një fushe golfi në pjesën jugore të Romës, ka bërë të disponueshme 169 dhoma. Mund të pranojë pacientë me simptoma, ata që janë duke u rikuperuar dhe ata pacientë gjendja e të cilëve nuk është veçanërisht shqetësuese.
Çdo dhomë kushton 30 euro në ditë dhe paguhet nga autoritetet rajonale. Ndihma mjekësore është në dispozicion, por stafi i hotelit nuk bie në kontakt me pacientët./arbresh.info/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation