Deputetja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se këto ditë ka pakënaqësi të mëdha brenda Kuvendit dhe sipas saj shumë lehtë do të arrihen 40 nënshkrime për të iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.
“AKR ka deklaruar se deri tash e kanë mbështetur qeverinë, por tash e tutje nuk do të japin mbështetje blanko”, ka deklaruar Kusari-Lila në “Debat Plus”.
Deputetja opozitare thotë se edhe deputetët e minoriteteve jo serbe dhe disa deputetë të LDK-së dhe PDK-së janë të gatshëm ta rrëzojnë këtë qeveri.
“Kemi 31 vota të Lëvizjes Vetëvendosje. Dy vota potenciale të Kryetares së Kuvendit dhe deputetit Haxhi Avdyli nga LDK që bëhen 33. Dy vota të AKR-së bëhen 35. PDK ka thënë bëni 37 deputetë dhe ne u japim votat tjera edhe për mocionin edhe për rrëzimin e qeverisë”, tha ajo.
Kusari-Lila thotë se do të ishin të “mirëseardhura edhe votat e Listës Serbe nëse duan ta nxjerrin Kosovën nga kjo situatë e keqe”.
“Deputetët e Listës Serbe janë pjesë e Kuvendit. Nëse ata dalin nga qeveria dhe duan ta rrëzojnë këtë qeveri është objektiv i përbashkët…Kjo qeveri është aq e dëmshme për vendin sa që nëse Lista Serbe do me ndihmua për me pru një realitet të ri për vendin, natyrisht pozitiv, janë të mirëseardhur me qenë pjesë e Kuvendit siç janë sot”, tha ndër të tjera Hekuran Murati.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut