“Unë jam nip Kosove, një gjysh i imi është nga Mitrovica e gjyshja nga Gjilani. Jam rritur me tregimet e dhimbshme të masakrave serbe…”
Kryetari i PD-së Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, i pyetur në lidhje me faktin se ai mund të ketë hetuar UÇK-në dhe të ketë drejtuar hetime për Shtëpinë e Verdhë, deklaroi se nuk ka pasur asnjë provë të vetme për atë shtëpi.
Basha theksoi se është nip Kosove dhe se kur gjyshërit e tij iknin nga masakrat e serbëve, të afërmit e Edi Ramës shkonin në ish-Jugosllavi.
“Nuk ka pasur asnjë provë për të ashtuquajturën Shtëpi e Verdhë. Nuk e përmend askush në Europë, por e flet Rama dhe Ministria e Jashtme e Rusisë.
Këto janë akuza të ricikluara. Sot Kosova ka nevojë për solidaritet e patriotizëm e jo për të ngulur thikën pas shpine.
Unë jam nip Kosove, një gjysh i imi është nga Mitrovica e gjyshja nga Gjilani. Jam rritur me tregimet e dhimbshme të masakrave serbe. Kam kontribuar për shtetin e Kosovës, për Rrugën e Kombit etj.
Gjyshi im ka ikur nga Kosova nga masakrat serbe, ndërsa gjyshi i tij në të kohë Spiro Koleka shkonte në ish-Jugosllavi. Edi Rama goditi interesat kombëtare, tradhtoi Kosovën”, tha Basha.
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...