Klubi i Futbollit Vëllaznimi ka lajmëruar sonte se kanë mbetur pa financues dhe si rezultat i kësaj ata nuk do të luajnë kundër Dukagjinit gjatë kësaj jave.
Sipas komunikatës së këtij klubi, Shkelzen Gashi, personi që ishte zotuar për t’ia paguar pagat për tre muaj, nuk e ka bërë këtë dhe sot e ka lajmëruar klubin gjakovar se nuk “mund ta ndihmojë më klubin për shkak të pandemisë”.
“Sot Shkelzen Gashi ka lajmëruar se nuk mund ta ndihmoj më Klubin për shkak të pandemisë. Shkelzen Gashi nuk i ka kryer obligimet ndaj Klubit për muajin paraprak për të cilat i ka marrur obligim që nga dita e parë që do ti kryej obligimet për 3 muaj, këtë premtim e kishte bërë tek Kuvendit Komunal dhe Klubi”, ka shkruar ai.
“Për shkak të kësaj situate, gjendja në klub është acaruar dhe në shenjë pakënaqësie dhe revolte, Lojtarët, Shtabi Teknik dhe Administrata e klubit kanë vendosur që ta bojkotojnë ndeshjen e radhës KF Dukagjini – Vëllaznini – dhe lojërat tjera të mbetura”.
“Kërkojmë nga Kuvendi Komunal dhe të gjithë dashamirët e klubit të na gjinden pranë në këto momente të vështira për Klubin”, shkruhet në fund të kësaj komunikate.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...