Sinan Vllasaliu lanson këngën e re “Dreqi e marrtë”

17:48 | 12 Nëntor 2020
A. B.

Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Sinan Vllasaliu, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Dreqi e marrtë” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale me një videoklip tejet interesant, shkruan portali arbresh.info

Muzika është punuar nga Granit Gashi dhe Demir Basha, gjersa tekstin e ka shkruar Ghulo.

Ndërkohë për orkestrimin është kujdesur kompozitori i njohur, Florent Boshnjaku.

Sinani shquhet për hitet e tij të shumta dhe tashmë numëron plot vite të suksesshme në skenë. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme