Google ADS

Hoti nesër në interpelancë, do të jap llogari për shfuqizimin e Task-forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës

17:23 | 12 Nëntor 2020
L G

Të premten në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca plenare për interpelancën e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në lidhje me shfuqizimin e Task-forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës.

sipas njoftimit të zyrës për media të Kuvendit të Kosovës, kërkesa për këtë interpelancë është bërë nga tetë deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Seanca do të mbahet me fillim nga ora 15:00. /arbresh.info/

 

Të ngjashme