Google ADS

Luana Vjollca mahnit me dukjen në setin e ri fotografik

16:19 | 12 Nëntor 2020
A. B.

Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja, Luana Vjollca, gjithmonë di të tërheq vëmendjen e audiencës.

Ajo njihet për një karrierë të suksesshme, teksa edhe komentet për paraqitjet e saj televizive e skenike nuk kanë të ndalur, shkruan portali arbresh.info

Në fotot e reja, 29 vjeçarja vjen në poza të mrekullueshme dhe me një dukje tejet seksi.

Komplimentet ndërkohë nuk munguan krahas këtyre imazheve, të cilat njëherësh mblodhën mijëra pëlqime.

Përveç emisionit “Shiko kush Luan”, Vjollca ka nisur përgatitjet për një projekt të ri muzikor pasi javën e kaluar ishte në studion e producentit Bini Nebihu.

Postimi i artistes ka marrë me mijë pëlqime, teksa edhe fansat u joshën me dukjen më ndryshe të saj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme