Rritja e numrit të të infektuarve gjatë valës së dytë të pandemisë së koronavirusit (COVID-19) në Itali ka sjellë spitalet në disa pjesë të vendit në situatë të rëndë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të mediave italiane, në spitalet e provincës Campania kanë filluar të paraqiten pamje dramatike për shkak të përhapjes së shpejtë të pandemisë dhe numrit gjithnjë më të lartë të të infektuarve.
Në media para do kohe u paraqit një video me një pacient me COVID-19 i cili ndërroi jetë në toaletin e spitalit Cardarelli në Napoli, ku mund të shihen edhe pacientë të infektuar të cilët janë vendosur pa mos respektuar distancën fizike.
Në lajmet e botuara në gazetën “II Messaggero” thuhet se ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza pas kësaj videoje ka dërguar inspektoratin në spitalin e përmendur.
Theksohet se pacientët nga provinca Campania u dërguan në provincën e Lazios për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm të spitaleve ndërsa ushtria italiane vendosi çadra rreth stadiumit të klubit të futbollit Juventus në Torino për të pritur pacientë me COVID.
Më herët, në media u shfaq informacioni se pacientët e infektuar ishin vendosur në kisha për shkak të kapacitetit të plotë të spitaleve.
Qeveria italiane gjatë valës së dytë ka vendosur masa rajonale ndërsa shoqata e mjekëve për shkak të gjendjes alarmante në sistemin shëndetësor kërkon vendosjen e bllokimit.
Në Itali dje janë regjistruar 32.961 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve tejkaloi shifrën 1 milion.
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë