Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp tha se optimizmi i tij në lidhje me kontestin me Bullgarinë paraqitet për shkak se, siç tha ai po bëhet çmos për të arritur zgjidhje, por njëkohësisht porositi se ka çështje për të cilat nuk negociohet askund në botë, dhe që nuk do të negociohet edhe në rastin tonë.
“Përmes optimizmit po dërgojmë mesazh se po bëjmë gjithçka për të arritur zgjidhje, unë jam po ai që para një muaji, në festën e 11 tetorit e informova popullin se ka mundësi që mos të kemi ndonjë zgjidhje, respektivisht që ka mundësi të mos mbahet Konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Po përpiqemi deri në momentin e fundit, do të japim gjithçka nga ana jonë, si energji , mençuri, por ta dini se ka çështje për të cilat askund në botë nuk negociohet. Këtë e kupton edhe pala bullgare, e kupton se identiteti dhe gjuha jonë, janë ndjenja dhe të drejta që na përkasin neve, shtete nuk negociojnë për këtë punë. Ne po provojmë të kërkojmë zgjidhje që është e pranueshme për të dy palët, por definitivisht qëndroj pas asaj që ka mundësi të mos mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në”, deklaroi Zaev./alsat-m
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç