Google ADS

Trajneri De Boer me fillimin më të keq te Holanda

13:26 | 12 Nëntor 2020
Arbresh.info

Një deklaratë e Jose Mourinho për Frank De Boer kishte ngjallur reagime të mëdha në mediet sportive.

Trajneri portugez i ishte referuar holandezit si trajneri më i keq në histori të Premierligës, pas startit aspak të mirë që pati ai te Crystal Palace në elitën e futbollit anglez.

Por, duket se deklarata e Mourinhos mund të jetë edhe e drejtë.

De Boer, ka regjistruar një rekord negativ në krye të ekipit kombëtar të Holandës.

Në katër ndeshjet e para në krye të Holandës, ai ka arritur një humbje dhe tri barazime.

Ky është starti më i keq që ndonjë trajner ka pasur në krye të ekipit kombëtar të Holandës.

Pika e kthesës për De Boer është urgjente, pasi mund të humbas punën që e mori së fundi, duke zëvendësuar Ronald Koeman.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme