Pretendohet se Departamenti Amerikan i Shtetit nuk i ka përcjellë mesazhet e dërguara nga liderët botërorë presidentit të zgjedhur, Joe Biden, transmeton Anadolu Agency (AA).
CNN në lajmin e saj të bazuar në zyrtarët e Departamentit të Shtetit thotë se Departamenti nuk e ka kryer detyrën e cila normalisht duhet të jetë ndërmjetës në komunikimin mes presidentit të zgjedhur dhe liderëve botërorë. Vihet në dukje se sekretari i Shtetit, Mike Pompeo ka penguar qasjen në këto mesazhe për Biden-in dhe ekipit të tij të përkohshëm.
Për shkak të kësaj pengese të Departamentit, thuhet se disa qeveri të huaja kanë qenë të detyruar të arrijnë tek Biden duke kontaktuar drejtpërdrejt zyrtarët që kanë kryer detyrë në periudhën e presidentit Barack Obama ose nëpërmjet kanaleve të tjera.
Në një pyetjeje nëse do të ketë një proces të butë kalimi me ekipin e Biden-it, Pompeo tha: “Do të ketë një kalim të butë në periudhën e dytë të administratës së Trumpit. Ne jemi gati. Bota i sheh ato që ndodhin këtu. Do të numërojmë të gjitha votat”.
Ndërkohë shumë liderë uruan Biden-in nëpërmjet telefonit, letrave ose nëpërmjet mesazheve që kanë publikuar në platformat e medias sociale.
Përderisa vazhdojnë debatet lidhur me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 3 nëntor në SHBA, thuhet se Biden, i cili sipas të dhënave jozyrtare ka fituar zgjedhjet duke marrë 279 delegatë do të fillojë detyrën më 20 janar 2021.
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...