Google ADS

32 viktima e mbi 3,000 raste të reja në Kroaci

12:39 | 12 Nëntor 2020
Arbresh.info

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 32 viktima dhe 3.082 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Mbrojtja Civile njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot arrin në 16.348. Midis tyre, 1.598 pacientë janë në spital, nga të cilët 178 në respiratorë.

“Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kroaci janë regjistruar 75.922 raste me koronavirus, nga të cilët 925 kanë vdekur, 58.649 janë shëruar, nga të cilët 2.215 në 24 orët e fundit”, tha Mbrojtja Civile.

Aktualisht 35.690 persona janë në vetëizolim.

Deri më tani, 592.326 persona janë testuar, nga të cilët 10.156 në 24 orët e fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme