Sistemi shëndetësor japonez në vështirësi përballë rrezikut të valës së tretë

11:54 | 12 Nëntor 2020
Arbresh.info

Federata Mjekësore e Japonisë (JMA) njoftoi se vala e tretë e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) ka marrë nën ndikim vendin që nga muaji tetor.

“Shpejtësia e rritjes së rasteve të reja në mbarë vendin nga muaji i kaluar deri më tani, përfshirë edhe Hokaidon, sërish është në rritje, për të cilën mund të themi se është vala e tretë”, theksoi në një konferencë për media kryetari i JMA, Nakagawa Toshio.

“Nëse rritja vazhdon kështu, sistemi shëndetësor do të përballet me vështirësi. COVID-19 duhet të merret nën kontroll sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi ai duke tërhequr vëmendjen për sistemin shëndetësor.

Sipas shifrave të fundit në Japoni deri më tani janë diagnostikuar 112 880 raste me virusin, ndërkohë që kanë humbur jetën 1 876 persona./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme