Google ADS

Futen duke e shpuar me hilt kasafortën e Doganës së Gjermanisë, vjedhin 6.5 milionë euro

11:17 | 12 Nëntor 2020
Arbresh.info

Hetuesit gjermanë kanë bërë të ditur se janë shpallur në kërkim të dyshuarit që ia dolën t’ia mbathin me 6.5 milionë euro kesh, pasi u futën në zyrën e doganës.

“Hyrja ishte planifikuar dhe kryer në mënyrë profesionale: tre të dyshuar përdorën hiltin për të shpuar kasafortën nga dhoma ngjitur në bodrumin e ndërtesës”, tha policia në një deklaratë, transmeton portali arbresh.info

“Nga atje ata vodhën rreth 6.5 milionë euro në para të gatshme”.

Grabitja, që goditi zyrën doganore në qytetin perëndimor të Duisburg, ndodhi të dielën, 1 nëntor.

Dëshmitarët thanë se ata kishin dëgjuar tinguj shpimi rreth orës 6 të mëngjesit. Tri orë më vonë, tre burra të veshur me rroba të errëta dhe kapakë të errët të thurur u panë duke ecur brenda dhe jashtë ndërtesës për të ngarkuar sende në një furgon të bardhë me dyer rrëshqitëse.

Ata më pas u larguan me furgonin.

Një tjetër dëshmitar vuri re një burrë që ecte rreth zyrës doganore përpara se të hipte në një makinë dhe të nisej në të njëjtin drejtim me furgonin.

Fotografitë e burrit të shkrepura nga dëshmitari u botuan nga policia, e cila po ofron një shpërblim prej 100,000 euro për informacionin që çon në arrestimin ose dënimin e të dyshuarve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme