Google ADS

Koronavirusi mund të ndikojë në fertilitetin mashkullor, thonë shkencëtarët

10:41 | 12 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Meshkujt që preken nga koronavirusi mund të kenë diçka më shumë për t’u shqetësuar pasi kërkimet e reja theksojnë se sëmundja mund të ndikojë negativisht në fertilitetin mashkullor.

Një studim i titulluar “Histopatologjia dhe Gjetjet Ultrastrukturore të Infeksioneve Fatale Covid 19 në Testis”, botuar në Revistën Botërore të Shëndetit të Burrave të kryer nga studiues nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Miami Miller zbuloi se koronavirusi ndikon keq te meshkujt, transmeton portal arbresh.info

Studiuesit kanë shikuar indet e nxjerra nga autopsia e gjatë burrave të cilët humbën jetën si pasojë e koronavirusit. Ajo që habiti studiuesit ishte se ata zbuluan se virusi ishte në testikujt e këtyre burrave. Përveç burrave të vdekur, studiuesit gjithashtu zbuluan se një pacient 28-vjeçar që nuk shfaqte asnjë simptomë kishte koronavirus dhe se virusi ishte gjithashtu në testikujt e tij.

Prishtina, vatra e koronavirusit me 328 raste të reja

Dr Ranjith Ramasamy, drejtor i urologjisë riprodhuese në Shkollën Miller, shpjegoi se burri iu nënshtrua një biopsie të testiseve për infertilitet.  Mjeku gjeti se një pacient i shëruar nga koronavirusi dhe pas shenja tjera të sëmundjes, ende kishte infeksion i cili u gjet vetëm përmes biopsisë së testikujve ku u zbulua se virusi ishte në testikujt e tij.

Studimi gjithashtu kërkoi të zbulonte se sa nga virusi do të nevojitej në mënyrë që ai të ishte i pranishëm brenda testikujve dhe përfundimisht të transmetohej seksualisht. Nevojiten më shumë studime për fushën mjekësore për të kuptuar plotësisht sesi koronavirusi ndikon në indet në organit gjenital mashkullor, transmeton portali arbresh.info

Shkencëtarët besojnë se rreth 20 deri në 30 përqind të burrave mund të kenë probleme me riprodhim në të ardhmen.

Ai sugjeroi që burrat që kanë pasur koronavirus duhet të vizitojnë një urolog veçanërisht nëse përjetojnë një lloj dhimbjeje në testikuj.

Burrat që janë të shqetësuar për pjellorinë e tyre ose që kanë testosteron të ulët duhet të vizitojnë mjekun e tyre të përgjithshëm dhe të testojnë nivelet e tyre të testosteronit. Ai rekomandon që burrat duhet të bëjnë një analizë të spermës dhe gjithashtu të vlerësohen parametrat e tyre të spermës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme